Telegrafi

Veseli kujton Shkëlzen Haradinajn: Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë kombëtare.

Duke kujtuar Shkëlzen Haradinajn, i cili 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë.

“Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare. Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb. Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook, transmeton Telegrafi.

Sot shënohet 20-vjetori i rënies së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit, dhe eprorëve të lartë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut.

OVL e UÇK-së në Dukagjin organizon homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, si dhe te shtatorja e Shkëlzen Haradinajt në Pejë.

Shkrimi i plotë:

Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare. Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb. Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës. Në mesin e tyre ishte Shkelzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë. Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjëve të kombit./Telegrafi/