Site icon Telegrafi

Veseli kujton Izbicën: Ne kurrë nuk do të harrojmë, sepse harresa është shërbim ndaj atyre që bënë krimin në Izbicë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar masakrën e Izbicës.

Veseli në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se asnjëherë nuk do ta harrojnë këtë masakër, pasi siç tha ai harresa është në shërbim ndaj atyre që bënë krimin në Izbicë.

Ai ka kërkuar drejtësi për dhjetëra masakra që u kryen mbi popullin e Kosovës.

“Sot është dita e Izbicës. Ne kurrë nuk do të harrojmë, sepse harresa është shërbim ndaj atyre që bënë krimin në Izbicë, e në sa e sa fshatra të Kosovës. Nuk do ndalemi asnjëherë, derisa të ketë drejtësi për Izbicën. Drejtësi për dhjetëra masakra që u kryen mbi popullin tonë gjatë luftës. Vetëm drejtësia i shëron plagët e së kaluarës, ndërsa dëshmorët mbesin përgjithmonë themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version