Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Veseli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Kosova është përkrah popullit mik amerikan.
“Në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zemrën e lirisë dhe demokracisë, Kosova është përkrah popullit mik amerikan për t’i kujtuar dhe për të mos i harruar kurrë mbi 3.000 jetët që u morën mizorisht dhe për t’i nderuar heronjtë që shpëtuan njerëzit në flakë e gërmadha, ashtu siç është palëkundshëm mbështetëse e luftës kundër terrorizmit”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/