Kryetari i Partisë Demokratike në Kosovë, Kadri Veseli, ka përkujtuar veprimtarin kombëtar, Ukshin Hotin, në 21 vjetorin e zhdukjes.
Veseli ka thënë se “Ukshin Hoti ka qenë ndër të paktit intelektualë që kishin besim se populli ynë do t’ia dilte mbanë që të fitonte lirinë dhe që pati kurajo të ngrinte zërin, kur shumica zgjidhte nënshtrimin”.
“Megjithëse ne nuk dimë për fatin e tij dhe të pagjeturve të tjerë, ne njohim mirë idetë dhe bindjet e tij politike dhe dimë mirë që, edhe fal veprës së tij, ëndrra që Ukshini kishte për një Kosovë të lirë e të pavarur, sot është bërë realitet”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Telegrafi.
Veseli më tej në shkrimin e bërë ka thënë se kujtimi për Hotin do të jetë i përjetshëm.
“Kujtimi e nderimi ynë për të do të jetë i përjetshëm ashtu sikurse do të jetë e pandalshme përpjekja jonë për të kërkuar drejtësi për zhdukjen e tij dhe për të gjitha krimet e tjera të bëra në Kosovë”./Telegrafi/