Site icon Telegrafi

Veseli: Kosovës i duhet konsensus për Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se Kosova prioritet nacional do ta ketë integrimin euroatlantik.

Ai tha se përveç demarkacionit që është kusht për të siguruar liberalizimin, është edhe sundimi i ligjit si kriter.

Për këtë arsye Veseli tha se ka pasur një takim me krerët e KGJK-së, KPK-së, Ministrin e Drejtësisë dhe përfaqësuesit e zyrës së BE-së dhe Ambasadës Amerikane, raporton kp.

Veseli tha se Kuvendi do ta ketë prioritet zbatimin e ligjeve qe kanë prioritet integrimin evropian.

Kryeparlamentari theksoi se Kosova nuk ka kohë për të humbur drejt integrimit evropian.

I pyetur për demarkacionin nëse do të ratifikohet këtë muaj Veseli tha se janë duke punuar intensivisht që këtë kusht ta tejkalojnë sa më shpejt. Por tha se Kosovës i duhet një konsensus për këtë.

Veseli tha se vettingu në Kosovë do të ndodh.

Ndërsa ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, tha se ky vit është vit i drejtësisë sepse janë plotësuar të gjitha kërkesat dhe nevojat e këtyre dy institucioneve. Ai tha se janë angazhuar 300 veta si prokurorë, gjyqtarë, staf ndihmës e tjerë.

Exit mobile version