Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Uashington kryetarin e Institutit Kombëtar Demokratik, Kenneth Wollack.
Kryetari Veseli e falënderoi kryetarin e Institutit Kombëtar Demokratik për mbështetjen e vazhdueshme që kjo organizatë iu ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht Kuvendit dhe partive politike.
Kryetari Veseli në veçanti theksoi se puna e këtij institucioni e ka ndihmuar Kuvendin e Kosovës që të jetë më transparent dhe llogaridhënës, ndërsa partitë politike më demokratike.
Kryetari Wollack theksoi se organizata që ai përfaqëson do të vazhdojë partneritetin me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe se rruga për ndërtimin e institucioneve demokratike është një përgjegjësi që me kënaqësi e ndajnë me partitë politike të Kosovës.
Ai me këtë rast ka përgëzuar kryetarin Veseli për progresin e madh që ka bërë Kuvendi i Kosovës me liderishipin e tij. /Telegrafi/