Telegrafi

Veseli: Kosova nuk pastrohet vetëm për një ditë, duhet vetëdijesim për ambientin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është bashkuar iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”. Ai së bashku me rininë e kësaj partie ka pastruar një pjesë të lagjes “Arbëria”.

Gjatë aksionit për pastrimin e kësaj lagjeje, Veseli tha se ende ka njerëz të pandërgjegjshëm, të cilët vazhdojnë ta ndotin ambientin.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që ta mbajnë pastër ambientin, ndërsa po ashtu u bëri thirrje institucioneve relevante që të marrin masa ndëshkuese ndaj njerëzve të papërgjegjshëm ndaj ambientit.

Kreu i Kuvendit tha se Kosova nuk mund të pastrohet vetëm për një ditë, por në mënyrë që të kemi një ambient të pastër duhet të rritet vetëdija e qytetarëve. /Telegrafi/