Site icon Telegrafi

Veseli: Kosova ka të ardhme në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës U21 është duke zhvilluar ndeshjen kualifikuese ndaj Izraelit në Mitrovicë.

E në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë është i pranishëm edhe i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Pas pjesës së parë, Veseli ka shkruar në profilin e tij në Facebook, rreth ndeshjes Kosovë – Izrael.

Sipas numrit një të kuvendit të Kosovës, është kënaqësi t’i shohësh djelmoshat kosovarë duke zhvilluar ndeshje dinjitoze.

Veseli ka shkruar se e ardhmja e ndritur e Kosovës është një garanci.

“Kënaqësi t’i ndjek nga afër futbollistët e përfaqësueses sonë të grupmoshave U-21 në përballje ndaj Izraelit, këtu në Mitrovicë, në kualifikimet për në Evropianin që do të mbahet në Itali dhe San Marino, më 2019”.

“Pavarësisht rezultatit të sotëm, fakti që djemtë tanë, që nga fillimi i ciklit kualifikues, po dhurojnë paraqitje dinjitoze në një grup të fortë, me kombëtare si Gjermania, Irlanda, Izraeli dhe Norvegjia, është një garancë se e ardhmja e Kosovës në arenën futbollistike ndërkombëtare është e sigurt”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version