Site icon Telegrafi

Veseli: Kosova ka çfarë t’i ofrojë investitorëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim drejtuesit e Odës Ekonomike Austiake, me të cilët ka diskutuar për investimet në Kosovë.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se resurset e mira natyrore, kapacitetet humane dhe politikat fiskale.

Lexoni postimin e plotë të Veselit në Facebook:

Kisha kënaqësinë që së bashku me ministrat e dikastereve të ndryshëm të takoj drejtuesit e Odës Ekonomike Austriake. Marrëdhëniet tona politike janë të shkëlqyera dhe pres që këto marrëdhënie të shndërrohen në këmbime ekonomike. Kosova ka çka t’i ofrojë investitorëve. Resurset e mira natyrore, kapacitetet humane si dhe politikat fiskale, e bëjnë Kosovën një vend të mirë për investime.

Exit mobile version