Site icon Telegrafi

Veseli: Kosova e gatshme ta ndihmoj Shqipërinë në zonat e përmbytura nga shiu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë dhe qytetarët e saj në zonat e përmbytura nga uji si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike.

Postimi i plotë në Facebook:

I shqetësuar me gjendjen e rëndë në Shqipëri, pas vërshimeve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të territorit atje. Institucionet e Kosovës, përfshirë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura nga moti i keq. Mendjet dhe zemrat tona janë me ta, shpresoj që kjo gjendje e krijuar nga reshjet të tejkalohet sa më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version