Site icon Telegrafi

Veseli kontroll tek dentisti, thotë së shëndetësia ka nevojë për reformë (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot gjatë ditës ka bërë një kontroll të dhëmbëve, ndërsa pas kontrollit ka biseduar me stafin mjekësor për sistemin shëndetësor në vend dhe nevojën për reformë të thellë.

Veseli me këtë rast theksoi se mjekët, dentistët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë mund të jenë pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë, e jo ta braktisin Kosovën në kërkim të kushteve më të mira të punës.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

“Sot u ndala për një kontroll të shkurtër tek klinika dentale ‘Advanced Medical Center’. Stafi ishte tejet profesional, shembull i një praktike të standardeve perëndimore.

Fillimi i Ri i konsideron mjekët aset nacional dhe do të dedikojë resurse dhe kohë që shëndetësia e Kosovës të reformohet thellësisht. Qytetarët duhet të jenë në fokus të sistemit shëndetësor, e jo kontrabanduesit e barnave.

Jam i bindur se mjekët, dentistët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë mund të jenë pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë – e jo ta braktisin Kosovën në kërkim të kushteve më të mira të punës”.

Exit mobile version