Site icon Telegrafi

Veseli-Konjufcës: Ta kisha dhënë përgjigjen, nëse nuk do të ishim në publik

Me probleme teknike është duke shkuar votimi në lexim të dytë të Projektligjit për Trepçën.

Mënyra elektronike e të votuarit ka paraqitur disa herë probleme gjatë votimit të amendamenteve.

Për këtë, ka reaguar shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca, i cili iu drejtua kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit, se si ka mundësi që ta rregulloni Trepçën, kur nuk mund ta rregulloni një aparaturë me pesë susta.

“Shqetësimi im është se ju nuk po mundeni me rregullu një aparaturë me pesë susta, si po mendoni me rregullu Trepçën qeky është halli jem. E po doni gjigandin ekonomik me ndreq”, i tha Konjufca Veselit.

Ndërkaq, Veseli tha se do t’i jepte përgjigje për këtë çështje Konjufcës, në rast se nuk do të ishte në publik.

“Jemi në publik se ta kisha dhënë përgjigjen”, ka reaguar Veseli./Telegrafi/

Exit mobile version