Site icon Telegrafi

Veseli: Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se lajmi për vdekjen e Hilmi Haradinajt e ka pikëlluar shumë.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se babin e kryeministrit Haradinaj, Hilmiun, e ka njohur në ditë të vështira për Kosovën.

Postimi i plotë i Veselit:

“Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version