Site icon Telegrafi

​Veseli: Komuniteti turk në Kosovë shërben për të forcuar më shumë lidhjen me Turqinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar komunitetin turk në Kosovë në ditën e tyre, ndërsa theksoi se ky komunitet shërben gjithashtu për të forcuar edhe më shumë lidhjen e Kosovës me shtetin mik të Turqisë.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova është ndërtuar mbi themelet e lirisë e demokracisë me një Kushtetutë që garanton dhe respekton diversitetin kombëtar, etnik, kulturor dhe social.

“Sot është Dita e Komunitetit Turk.

Kosova është ndërtuar mbi themelet e lirisë e demokracisë me një Kushtetutë që garanton dhe respekton diversitetin kombëtar, etnik, kulturor dhe social. Në këtë ditë shfrytëzoj rastin që të shpreh mirënjohje për kontributin e çmueshëm të komunitetit turk dhe të falënderoj participimin e tyre në perspektiven e zhvillimit afatgjatë të shtetit të Kosovës. Ky komunitet shërben gjithashtu për të forcuar edhe më shumë lidhjen e Kosovës me shtetin mik të Turqisë. Ne si Parti Demokratike e Kosovës i sigurojmë që do të punojmë gjithmonë bashkërisht, duke kultivuar dhe respektuar vlerat demokratike dhe shumë-etnike”, shkruan Veseli. /Telegrafi/

 

Exit mobile version