Site icon Telegrafi

Veseli kërkon të ruhet paqja në Maqedoni

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas eskalimit të situatës në Kuvendin e Maqedonisë.

“Jam i shqetësuar me zhvillimet e oreve te fundit ne Maqedoni, te cilat po i percjellim me vemendje te shtuar. Maqedonia eshte nje shtet mik, qe e ka pranuar pavaresine e Kosoves. I bejme thirrje faktorit politik qe te ruaj paqen dhe stabilitetin. Eshte ne interesin e te gjithe popujeve ne rajon qe te ruhet stabiliteti si dhe që krizat te zgjidhen me mjete politike” (sic.), ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë
Exit mobile version