Telegrafi

Veseli kërkon të nxirren para drejtësisë sulmuesit e dy shqiptarëve në Novi Sad

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër për sulmin fizik ndaj dy shqiptarëve të Kosovës në Novi Sad.

Veseli, nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në Facebook, ka kërkuar nga autoritetet në Beograd që të gjejnë sa më parë ata që kryen këtë akt dhe ti vendosin para drejtësisë.

Reagimi i plotë i Veselit:

“Me shqetësim mora lajmin për sulmin e kryer ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad. Pa dashur të paragjykoj për rrethanat dhe shkaqet e sulmit, kërkoj nga autoritetet në Beograd që të gjejnë sa më parë ata që kryen këtë akt dhe ti vendosin para drejtësisë. Serbia duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në mbrojtje të njerëzve, pa dallim etnie. Po ashtu, duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunën. Të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Dy shqiptarë rrahën në Serbi, mësohet identiteti i njërit – thuhet se është në gjendje të rëndë