Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sonte se i ka kërkuar ministrit të ri të Financave, Lulzim Rafuna që vjen nga radhët e PDK-së, që të dyfishojnë buxhetin për pajisjet e sigurisë për Ushtrinë e Kosovës dhe Policinë.
“Kam kërkuar nga ministri i ri i Financave që të dyfishohet buxheti për sigurinë dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës. Pra do të dyfishohet buxheti për pjesën e sigurisë në Polici dhe në Ushtri”, tha Veseli, përcjell Telegrafi.
Ai këto deklarata i bëri në 20 vjetorin e themelimit të Rinisë Demokratike ku foli edhe për bllokadat që siç tha ai, ata që kanë dalë të paët në zgjedhje po ia bëjnë vendit.
“Qytetarët nuk duhet t’i mallkojnë, por duhet të punojnë. Cikli demokratike pozitë-opozitë ka qenë gjithmonë por këta po e shkatërrojnë me këtë formë të mentalitetit shtetin e Kosovës e po e forcojnë Serbinë. E ky është mallkim dhe do të marin përgjegjësi për këtë. Por ne, Partia Demokratike nuk do të ndalemi dhe do të jemi gjithmonë në mbrojtje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Veseli. /Telegrafi/