Telegrafi

Veseli kërkon krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar se duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë.

Ai, tha që krijimi i një Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe duhet të bëhet gjithsesi, sepse është në nderin dhe dinjitetin e Kosovës.

“Ideja nuk është vetëm të bëjmë rezolutë, ideja është që përmes kësaj rezolute të bëhen hapat, duhet të shkojmë në Këshill të Evropës, Parlament Evropian ky komision. Duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe dhe kjo duhet gjithsesi, është në nderin dhe dinjitetin e këtij vendi. I keni mohimin e makrave e cila po ndodh sot dhe kështu do të ndodhë edhe pas pesë viteve të gjitha”, ka deklaruar Kadri Veseli, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Fillon seanca e Kuvendit, kërkohet rezolutë lidhur me gjenocidin e Serbisë në Kosovë

Seanca e Kuvendit të Kosovës ishte paralajmëruar që të nis në ora 10:00, mirëpo në mungesë të deputetëve ajo nisi me vonesë./Telegrafi/