Telegrafi

Veseli: Kemi edhe dy gara para vetes

Sigal Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll pas fitores ndaj Pejës (77-66) në finalen e zhvilluar në Mitrovicë.

Basketbollisti kryesor nga forcat vendore i Pejës, Alban Veseli ka thënë se nuk ka vend për dëshpërim për ‘Shqiponjat’.

Lexo po ashtu Kupa në duart e Sigal Prishtinës

“Faleminderit Shqiponjave për përkrahjen, s’ka vend për dëshpërim, kemi edhe dy gara para vetes. Një natë si kjo e vërejme dashurinë e sinqertë për ekipin, klubin, qytetin,” ka shkruar Veseli në Facebook.

Alban Veseli ka qenë ndër më të dalluarit te skuadra pejane duke shënuar 11 pikë dhe pasur pesë kërcime dhe një asistim.