Telegrafi

Veseli ka një urim për klubet kosovare

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar në faqen e tij zyrtare edhe për futbollin.

Numri një i Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar klubet kosovare për licencimin nga UEFA për garat ndërkombëtare.

“Urime të përzemërta futbollistëve, shtabit teknik dhe të gjithë “Torcida”-s me rastin e licencimit të kampionit të ri të Kosovës në futboll, KF Trepça’89, për pjesëmarrje në garat e UEFA-s”.

“I përgëzoj edhe FC Prishtinën, KF Llapin dhe FK Feronikelin për marrjen e licencës. Suksese”, ka shkruar Veseli në faqen e tij zyrtare në Facebook. /Telegrafi/