Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar largimin e Ramiz Kelmendit nga PDK-ja.
Veseli përmes një postimi në Facebook e ka falendëruar Kelmendin për kontributin dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
Postimi i plotë:
Sonte u njoftova për vendimin e deputetit Ramiz Kelmendi për t’u larguar nga Partia Demokratike e Kosovës. E falënderoj për kontributin dhe bashkepunimin e deritanishëm, si dhe i dëshiroj punë të mbarë në angazhimet e tij të mëtutjeshme. Pa dyshim, bashkëpunimi ynë parimor për zhvillimin ekonomik të vendit mund të vazhdoj edhe në të ardhmen. K.V