Site icon Telegrafi

Veseli: Japonia mbështet Kosovën në integrimet ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Japoni, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Japonisë, Taro Kono.

Veseli në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se Kono e ka konfirmuar mbështetjen e Qeverisë japoneze për Kosovën.

“Kosova është duke lëvizur pandalshëm në procesin e fuqizimit të subjektivitetit të vet ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Taro Kono, më konfirmoi mbështetjen e sigurt të Qeverisë japoneze. Kosova është e bekuar me mbështetjen që ka prej demokracive të mëdha të botës”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Exit mobile version