Site icon Telegrafi

Veseli: Jam krenar që shqiptarët i strehuan hebrenjtë

Në prag të Ditës ndërkombëtare të Holokaustit, në Kosovë është mbajtur akademi në nderim të viktimave të Holokaustit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se në këtë ditë ndihet krenarë për gjithë ata bashkëkombës që në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore i kanë ofruar mbështetje dhe strehim hebrenjve.

“Përvjetori i Holokaustit një histori shumë e rëndë. Askush më mirë dhe qartë se edhe vetë populli jonë nuk e përjeton këtë histori pavarësisht se ka ndodhur mbi 72 vite më herët, por në popullin shqiptarë pothuajse dy dekada me herët që i jemi nënshtruar të njëjtit realitet”, ka thënë Veseli.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë në Kosovë strehuan dhe mbrojtën hebrenj. Holokausti mbetet njëra nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne dhe megjithëse njihet botërisht, në vete ngërthen edhe miliona tragjedi personale dhe rrëfime të patreguara.

Exit mobile version