Site icon Telegrafi

Veseli iu bën thirrje ndërmarrësve: Mos blini toka, tokat publike do t’ua japim me qira

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, iu ka bërë thirrje të gjithë ndërmarrësve që të mos blejnë toka.

Ai u ka premtuar atyre se gjatë qeverisjes së tij, tokat që janë publike apo shtetërore do të jepen me një euro metrin katror, me qiradhënie afatgjate për 99 vjet.

“U bëj thirrje të gjithë ndërmarrësve: mos blini toka. Kushdo që dëshiron të investojë dhe të krijojë vende pune ose prodhim, në qeverisjen time, tokat që janë publike apo shtetërore do ua japim me 1 euro metrin katror, me qiradhënie afatgjate për 99 vite”, ka shkruar Veseli.

Exit mobile version