Site icon Telegrafi

Veseli: Investimi në dije, faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të shtetit tonë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në ditën ndërkombëtare të shkrim-leximit ka vizituar Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka theksuar se investimi në dije është faktori më i rëndësishëm që nxitë zhvillimin ekonomik të shtetit tonë.

Postimi i plotë:

“Në Ditën ndërkombëtare të shkrim-leximit, vizitova Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, një institucion shumë i rëndësishëm i dijes, shkencës, kulturës dhe kujtesës tonë historike. Gjatë qëndrimit në sallat e leximit, takova studentë me të cilët bisedova për idetë dhe brengat e tyre. Drejtuesve të Bibliotekës u premtova përkrahje në projektet zhvillimore, me fokus të veçantë në digjitalizimin e Bibliotekës sonë kombëtare. Investimi në dije është faktori më i rëndësishëm që nxitë zhvillimin ekonomik të shtetit tonë”(sic.)

Exit mobile version