Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga OSBE-ja e ku temë është përforcimi i performancës së institucioneve të pavarura, njofton Klan Kosova.
Në fjalimin e tij Veseli ka thënë se fuqizimi i institucioneve të pavarura është temë që prekë thelbin e Demokracisë.
Ai ka shtuar se Kuvendi ka punuar gjatë në hartimin e kornizës ligjore për agjencitë e pavarura, por mbeten ende shumë sfida në këtë drejtim.
“Ne rend të parë është çështja e financimit të këtyre institucioneve, shpesh herë ndodh që të ketë paqartësi për linjat buxhetore, apo edhe rënie të fondeve për këto institucione e që më pas krijojnë paqartësi”.
“Problematikë e veçantë mbetet edhe çështja e emërimeve në pozita udhëheqëse të këtyre institucioneve”.
“Kosova vazhdimisht po kritikohet për politizim, për nepotizëm e këtu tani ndërlidhet edhe korrupsioni, por përballë këtij problemi nuk do të qëndrojmë të heshtur”.
“Ne kemi nënshkruar edhe memorandumin me ambasadën britanike, pikërisht për çështjen e emërimit në pozita të larta të institucioneve të pavarura”, deklaroi Veseli, njofton Klan Kosova.