Site icon Telegrafi

Veseli i pavendosur

Njëri ndër basketbollistët më të mirë vendor, Alban Veseli ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Atij i ka përfunduar kontrata me klubin e Sigal Prishtinës dhe është lojtari i lirë. Veseli është shprehur se ka biseduar me Prishtinën, por nuk ka vendosur asgjë.

“Kam pasur një bisedë me Prishtinën, por është ende herët për të vendosur për të ardhmen. Nuk i kam kthyer përgjigje definitive klubit të Prishtinës”, është shprehur Veseli për ‘Sport Plus’.

Por, Veseli ka edhe oferta tjera nga Kosova dhe jashtë. “Kam edhe disa oferta tjera nga Kosova dhe jashtë, por nuk kam vendosur asgjë. Për momentin jam duke pushuar e më pas do të vendosi për të ardhmen time. Kjo do të dihet shumë shpejt”, vazhdoi më tej ish-basketbollisti i Pejës.

Veseli hyri edhe në pesëshen e vitit të shpallur nga Federata e Basketbollit të Kosovës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version