Kanë mbetur vetëm edhe pak orë nga nisja e sezonit të dytë të “Dance with me”, por njëri prej konkurrentëve në garë është aksidentuar.
Vesel Kurtishaj, një nga konkurrentët më të mirëpritur të këtij show, ka pësuar një frakturë në krahë gjatë provave të fundit para natës finale.
Ndërsa ka qenë duke u rrotulluar së bashku me partneren, Veseli është rrëzuar dhe ka vrarë krahun e majtë.
Duket se dëmtimi nuk është serioz, megjithatë nuk dihet se si do të jetë ecuria e tij në “Dance with me”. Nisur nga eksperienca televizive e ish-banorit të Big Brother, Veseli ka treguar se fitues mund të dalë edhe ai që hyn në mes të garës.
Veseli ka postuar në profilin e tij një foto me krahun e fashuar, teksa është duke biseduar me regjisoren e programit, Vera Grabocka dhe një tjetër ku paralajmëron spektaklin.