Telegrafi

Veseli homazhe për Ilir Konushevcin e Hazir Malajn

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në homazhet për Gjeneral Major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe ish – doktorit Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit, në hollin e Kuvendit.

Në këto homazhe Veseli u shoqërua nga deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa pas tyre, shkroi një mesazh edhe në librin e zisë.

Ndryshe, të martën, në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë do të rivarrosen eshtrat e dy dëshmorëve të kombit,  Ilir Konushevci dhe Hazir Malajt/Telegrafi/