Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në 21 vjetorin e rënies ka përkujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.
Veseli, përmes një postimi në Facebook, tha se i përkujton ata me nderim të thellë për kontributin e tyre të madh në betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Postimi i plotë i Veselit:
“Në 21 vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim të thellë heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, për kontributin e tyre të madh në betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rruga e tyre jetësore, ishte në shërbim të atdheut, për të qenë deri në momentet e fundit të jetës së tyre dalëzotës të përkushtuar e të paepur, në rrugën e nderit e lirisë.
Lavdi heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/