Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, ka ftuar qytetarët që ta ndjekin në llogarinë e tij në Twitter @KadriVeseliKS.
Kohëve të fundit, në kuadër të kandidaturës së tij për kryetar të PDK-së, Veseli ka intensifikuar prezencën e tij në media dhe në rrjetet sociale.
Ndryshe nga Facebook, i cili është më masiv, Twitter i ka të kufizuara në 140 karaktere mesazhet, duke i bërë ato më të sintetizuara dhe më konkrete.
Përdoruesit e rregullt të Twitter janë më të paktë, por më të përzgjedhur, prandaj kjo platformë e mediave sociale i përshtatet më së shumti politikanëve në komunikim me gazetarë, opinionbërës dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
Gjithashtu, Twitter është shumë i përshtatshëm për të komunikuar me jashtë vendit, me homologë, kolegë dhe media të huaja.