Site icon Telegrafi

Veseli: Gremja e Ferizajt, shembull për shpirtin ndërmarrës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë fjalë të mira për ndërmarrësit e Gremës së Ferizajt, të cilët i ka takuar mbrëmë.

“Populli ynë është punëtor, e fshati Greme i Ferizajt është shembull për shpirtin ndërmarrës. Mbrëmë u takova me njerëz të mirë të këtij fshati dhe u zotova që Fillimi i Ri do ta përkrahë Gremën dhe do ta përkrahë Kosovën të bëhet si Gremja. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli.

Exit mobile version