Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila hodhi poshtë kërkesën e Listës Serbe për “Trepçën”.
Veseli përmes një postimi në Facebook i ka uruar minatorët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.
“E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me të cilin konfirmohet pajtueshmëria e Ligjit për Trepçën me Kushtetutën. Urime minatorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/