Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar se ndihet shumë i gëzuar me dekretimin e Ligjit për Obiliqin nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Ligji për Obiliqin është miratuar ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës.
“I gëzuar me dekretimin e Ligjit për Obiliqin. Jam i lumtur që Kuvendi i Kosovës ka nxjerr një ligj, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e zonës së rrezikuar atje. Përpos përfitimeve financiare, Komuna e Obiliqit do të ketë mundësi që të zhvillojë politika për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit publik, për ç’gjë tash kemi më së shumti nevojë”, ka shkruar Kadri Veselit në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/