Telegrafi

Veseli: Gabim e ka edhe Lista Serbe edhe Vetëvendosje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se brenda gjysmë orë do të rifillojë seanca ku pritet të votohet në lexim të dytë projektligji për Trepçën.

Veseli për Klan Kosovën tha se vendimi është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Trepçës.

Veseli ka folur edhe për qëndrimet e Vetëvendosjes.

“Qendimi i Vetëvendosjes është aspak korrekt, që nuk përkon as me qëndrimet e minatorëve. Gabim e ka edhe Lista Serbe edhe Vetëvendosje”.

“Dua të them vetëm nga qëndrimet politike, e unë i thërras që ta përkrahin dhe ta votojnë ligjin për Trepçën”, tha Veseli.