Telegrafi

Veseli flet për ftesat e Speciales: Ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë

Kreu i PDK-së Kadri Veseli, ka folur për ftesat që u janë dërguar luftëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e për intervistim.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se këto ftesa nuk duhet të lejohet të shkaktojnë huti dhe pasiguri te qytetarët tanë.

“Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur, për aq sa edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhë edhe në fund të kësaj sfide.

Kosova shtet i pavarur dhe sovran, është produkt i kësaj sakrifice sublime të qytetarëve tanë. Është e arritur e luftës së tyre për liri, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ndërsa shteti jonë, është siguria e jetës për fëmijët dhe kombin tonë”, ka deklaruar Veseli në konferencë për media.

Ndryshe, sëfundi, përveç Ramush Haradinajt, ftesë nga Specialja kanë marrë edhe, Sokol Bashota, Jakup Krasniqi, ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi,e disa të tjerë. /Telegrafi/