Frederik Veseli ka folur për debutimin e tij në Serie A.
Ai nuk ka luajtur ndeshje zyrtare tash e katër muaj, ndërsa kishte probleme me dokumentet për transferimin e tij nga klubi i Luganos.
Veseli është vlerësuar lartë nga mediat italiane për debutimin.
“Jam i lumtur për këtë pikë, ndalesa e kampionatit na ka bërë mirë për të përgatitur këtë sfidë të vështirë”.
“Ku luaj? Luajta në krah, por mund të luaj edhe në qendër, jam plotësisht në dispozicion të trajnerit kudo që të më aktivizojë”, tha ai.
“Debutimi në Serinë A? Ishte diçka e bukur të kthehesha në fushë pas 4 muajsh e gjysmë. Mendoj se kam bërë një ndeshje të mirë dhe fizikisht i përballova thuajse të 90 minutat”.
“Jam këtu prej disa muajsh dhe punoj çdo ditë për të mësuar gjëra të reja. Isha shumë i përqendruar, fillova të mendoja menjëherë për ndeshjen dhe për atë që kisha mësuar deri tani në stërvitje”, deklaroi Veseli. /Telegrafi/