Site icon Telegrafi

Veseli flet me drejtuesin e FMN-së për OSHP-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me Ruud Vermeulen, përfaqësues resident i FMN-së në Kosovë.

Temë e takimit ishte procesi i zgjedhjes së dy anëtarëve të ri të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), si amandamentimi dhe plotësim ndryshimi i Ligjit për Prokurimin Publik.

Ruud Vermeulen potencoi se rëndësia e veprimit të shpejtë në përmbushjen e këtyre dy obligimeve qëndron në faktin se prej tyre varet vazhdimi i financimit të programeve zhvillimore në Kosovë nga ana e FMN-së.

Nga ana e tij kryetari Veseli theksoi se Kuvendi i Kosovës, në asnjë rrethanë, nuk do të paraqes asnjë lloj pengese në realizimin e obligimeve të tij, sidomos të atyre që kanë të bëjnë më zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai shtoi se “jo vetëm këto dy çështje, por gjëja më e mirë do të ishte që e gjithë agjenda e Kuvendit të jetë e fokusuar në sfidat ekonomike, sepse agjenda ekonomike është ajo që sot më se shumti u intereson qytetarëve të Kosovës”. /Telegrafi/

Exit mobile version