Telegrafi

Veseli flet edhe për humbjen në Mitrovicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot ka komentuar rezultatet e balotazhit.

Kur u pyet për Mitrovicën, Veseli tha se nuk ka asnjë hidhërim ndërkohë që i ka uruar qytetarët për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Megjithatë ai tha se nuk është i kënaqur me rezultatet e balotazhit ndërkohë që përmendi se të gjithë janë bërë bashkë kundër PDK-së.

Por sipas tij, PDK nën udhëheqjen e tij ka pasur fitore të mëdha duke thënë se PDK ka numrin më të madh të asamblistëve. /kp/Telegrafi/