Site icon Telegrafi

Veseli: ’Fillimi i Ri’ parasheh sigurimin e produkteve bujqësore nga 1 janari

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i ka siguruar pemëtarët se nga 1 janari i vitit 2018 me platformëm e ‘Fillimit të Ri’ parashihet sigurimi i produkteve bujqësore, ku në rast të fatkeqësive natyrore do të kompensohen deri në 70 për qind.

Këtë premtim kreu i PDK-së ua dha pemëtarëve, gjatë një vizite në pemëtarinë “Agrovizioni”, ku janë të mbjella 45 hektarë me mollë dhe me dardhë.

Veseli theksoi në bashkëbisedim me pemëtarë dhe fermerë se plantacionet e standardeve moderne evropiane sikur ato që vizitoi në Llugagji duhet të përkrahen pasi ato rrisin prodhimet vendore dhe hapin vende të reja pune.

“Nuk ka prioritet tjetër në fillimin e ri, është prodhimi, prodhimi dhe ndihmesa e ndërmarrësve. Problemet e identifikuara që duhet të zgjidhen, kemi institutitn bujqësore në të njëjtën kohë duhet të shikojmë mënyrën kualitativ cila farë përdorët që nga fillimi ose fidanet, në të njëjtën kohë plehrat organik, të cilët përdorën të dihet saktësisht cilat prodhohen. Nuk do të lejohet më të ketë importe në mënyrën e tyre që sjellin rërë në Kosovë. Po me vjen rënd ta them e kam dëgjuar nga ju. Fatkeqësitë natyrore që i kanë shkaktuar shumë dëme, tek ju nga 200 mijë euro ndërsa fermeri i Frutomanisë tha 450 mijë euro dëmi i pranuar nga insntitucionet. Po e them edhe këtu, që nga data 1 janar 2018 do të hyjë në fuqi mbrojtja e produkteve bujqësore të cilat participimin 70 për qind do ta bëjë buxheti i shtetit por dijeni edhe ju se është në interesin e juaj që të participoni me 20 deri 30 për qind të participoni edhe ju”, tha Veseli.

Sipas Veselit një nga elementet që është treguar kur është investuar që ka pasur sukses, është bujqësia. Prandaj sipas tij, ‘Fillimi i Ri’ ka në plan të parë zhvillimin ekonomik dhe përkrahjen e prodhimeve vendore.

“Zhvillimi ekonomik është pjesë e detyrë që i takon kësaj gjenerate dhe këtij vendi. Ne duhet të orientohemi në politika zhvillimore. Një fillim i ri i cili koncept parësor ka si objektiv transformimin e fuqishëm ekonomik në përkrahjen e ndërmarrësve, ndërmarrësit janë ata që e zhvillojnë ekonominë në Kosovë, ndërsa institucionet duhet të jenë përkrah tyre t’i ndihmojnë, t’i ndihmojnë ata të cilët kanë prodhim ndërmarrës si ju dhe në të njëjtën kohë krijojnë vende të lira të punës dhe produktet tona të konsumohen edhe për qytetarët tanë edhe të dalin për eksport. Ne mund t’ia arrijmë këtë”, theksoi Veseli.

Veseli shtoi se në Fillimin e Ri janë bashkuar edhe me shokë të vjetër për të mirën e Kosovës. Kreu i PDK-së tha se me 11 qershor është vetëm një pyetje, a do të mbështetet vizioni perëndimor Fillimi i Ri, apo duhet ta udhëheqin Kosovën ata që nuk kanë guxim të marrin vendime, të cilët hezitojnë, apo një koncept tjetër që nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe dëshirojnë ta qojnë mbrapa Kosovën.

Labinot Spahiu pronar i Agrovizionit, tha se që nga fillimi i prodhimeve në vitin 2009-2010 çdo vit kanë marrë grante nga Ministria e Bujqësisë çka iu ka ndihmuar shumë në ecjen përpara, pavarësisht se ka probleme gjatë rrugës të cilat duhet të eliminohen.

“Është faktike që në vitin 2010 ne kemi marr grantin e parë dhe deri në vitin e kaluar ka qenë i fundit dhe kemi marrë çdo vit grantë, madje e kam marr edhe rolin e zëdhënsit duke iu thënë fermerëve se unë kam fituar me 77 pikë, nëse ti ke pikë me shumë interesohu se t’u ka bërë e padrejtë në kuptimin se na e kemi konsideruar një proces transparent. Ëshë faktike se shtatë vite rresht kemi marr grant, kemi marr dy vie me mbjellë sipërfaqe të reja, një vit kemi marr për t’i bërë katër dhoma të reja frigoriferike, sepse këtu kemi kapacitet për 1 mijë tonë me i ruajtur frutat, a i prodhojmë në kushte optimale deri në 2 mijë tonë”, tha Spahiu.

Në vitin 2006 në Llugagji tre partnerë kanë privatizuar 120 hektarë, nga 40 hektarë secili, ku tani veprojnë tri biznese.

Exit mobile version