Telegrafi

Veseli falënderon Bangaldeshin për njohjen

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka shkruar në Twitter për të shprehur falëndërime ndaj shtetit të Bangladeshit, që njohu sot zyrtarisht Kosovën si shtet.

“Lajm i mrekullueshëm nga Bangladeshi, të cilët sapo e kanë njohur Kosovën. Do punojmë që të ndërtojmë bashkëpunim bilateral me njerëzit dhe qeverinë e Bangaldeshit”, ka shkruar Veseli në Twitter.

Bangaldeshi u bë shteti i 114 që njohu Pavarësinë e Kosovën.