Site icon Telegrafi

Hoti: Koalicioni PDK-AAK-NISMA është për të marrë vendime, nuk ishim as kundër LDK-së

Rexhep Hoti, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka folur për koalicionin e nënshkruar mbrëmë nga partia e tij së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-n.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion do të jetë Ramush Haradinaj, ndërsa bartës i listës Kadri Veseli.

“Ka kohë që PDK-ja përveç programit të saj ka proklamuar se është parti në shërbim të qytetarit të Kosovës”.

“PDK-ja është mbipartiake”.

“Kjo është hera e dytë, që PDK është duke e dëshmuar veten duke i dhënë mundësi partive që shërbejnë në mënyrë të qytetarëve”.

“Ky koalicion është fitore e perëndimit mbi lindjen është koalicion i shpresës. Koalicion i të gjithëve”.

Hoti thotë se veprimi i Veselit, i cili ia ofroi postin e kryeministrit Haradinajt, nuk është parë as në rajon e Europë.

“Veprimi i Veslit nuk është parë deri tash në rajon, madje edhe në Europë”.

“Ky bashkim është edhe për opozitën e ardhshme. Opozita do ta ketë trajtimin e dinjitetshëm, do ta ketë hapësirën e vet”

“Ka ardhur koha që politika e Kosovës të ofrojë cilësi”.

“Ky është koalicion për të marrë vendime, ne nuk ishim as kundër LDK dhe as kundër këtyre që do të jemi në të ardhmen”.

“S’ka konkurrent që do të mund ta mundin këtë koalicion, pasi ky është shpirti i qytetarëve të Kosovës”.

Hoti, tha se Veseli është vetë shqiponja, nga cilësimi që ai ia bëri sot Haradinajt duke i thënë shqiponje.

“Madje nëse e shikoni figurën e Veselit do ta kuptoni se ai i ka edhe sytë e shqiponjës”.

Hoti këto komente i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Exit mobile version