Site icon Telegrafi

Veseli edhe nga Krusha, kërkon drejtësi për viktimat e masakrave serbe në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë sonte në Krushë në nderim të 20 vjetorit të vrasjes së shumë qytetarëve shqiptarë.

Kryeparlamentari Veseli ka bërë thirrje për ndëshkimin e kriminelëve serbë që edhe pas 20 viteve nuk kanë marrë dënimin e merituar nga drejtësia ndërkombëtare për krimet dhe masakrat e kryera në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se çdo gjë tjetër pos ndëshkimit është dështim i drejtësisë ndërkombëtare.

“Në ditën e të pagjeturve sonte qëndrova në Krushë, në këtë fshat martir të Kosovës. Për pak javë ne kremtojmë 20 vjetorin e çlirimit, por plagët e luftës ende janë të gjalla në zemrat dhe mendjet tona. Ekzekutuesit e këtyre masakrave duhet të ndëshkohen. Çdo gjë tjetër pos ndëshkimit është dështim i drejtësisë ndërkombëtare. Ne kurrë nuk do të ndalemi derisa e vërteta dhe drejtësia për të pagjeturit tanë të vihen në vend”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Exit mobile version