Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti në takim ambasadorin anglez, Ruairi O’Connell me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit.
Në këtë takim u bisedua për rrugën nëpër të cilën po kalon Kosova si dhe sfidat.
“Me të vërtetë, javën që lamë pas, ishte një javë e suksesshme për Republikën e Kosovës. Anëtarësimi në UEFA dhe liberalizimi i vizave janë indikatorë të qartë për orientimin tonë. Po ashtu, ne u dakorduam që në të ardhmen e afërt të intensifikojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, pse jo edhe në nivel të partive politike. Përvoja britanike është më se e mirëseardhur për vendin tonë”, tha Veseli. /Telegrafi/