Site icon Telegrafi

Veseli e nis pastrimin në parti me “Jerusalemin” e PDK-së!

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ndryshimet në parti do t’i nis nga Prizreni.

I quajtur si “Jerusalemi” i PDK-së nga ish- kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, Prizreni do të jetë sfida e parë e Kadri Veselit.

Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se udhëheqësi i ri i PDK-së, Kadri Veseli nuk është aspak i kënaqur me mënyrën se si po qeveriset Prizreni e as me funksionimin e degës së partisë.

PDK tashmë ka vendosur që t’i shkarkoj disa drejtorë komunalë.

“Brenda pak ditësh do të ndodh shkarkimi i disa drejtorëve në këtë komunë, për shkak të dështimeve të shumta, problemeve me drejtësi dhe me pakënaqësi me punën e tyre”, ka theksuar ky burim brenda PDK-së.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, Veseli pas “pastrimit” të qeverisjes lokale në Prizren, do të fillojë edhe me reformat në parti në këtë degë.

“Veseli është i pakënaqur edhe me degën e partisë. Pritet që të ketë ristrukturim të degës”, ka theksuar ky burim.

Gazeta Blic edhe para disa ditësh ka raportuar se të paktën tre drejtorë komunale do të shkarkohen. Disa janë të dënuar nga gjykata, disa të tjerë për shkak të fatkeqësisë së ndodhi me vogëlushen tre vjeçare para disa javësh në Prizren, dhe disa për shkak të performancës së dobët, shkruan Gazeta Blic.

Exit mobile version