Kreu i PDK-së ka nisur një fushatë nëpër qytete të ndryshme me moton “Dekada e Re”.
Në Ferizaj ka folur për perspektivën e Kosovë në BE e NATO. Ka thënë se s’duhet lejuar alternativa të reja.
“Në Ferizaj, në qytetin që po transformohet, e nisëm procesin zgjedhor për Rininë Demokratike. Dekada e Re është e rinisë, e atyre që besojnë në shtetin e Kosovës, që punojnë për ta zhvilluar e integruar në familjen perëndimore”, ka thënë Veseli.
E kishte filluar “Turin e Dëgjimit” në pranverën e 2017-ës si një shenjë kjo se vendi po shkonte në zgjedhje, nga ku Veseli pretendonte se po e bënte një gjë të tillë për t’i dëgjuar hallet e qytetarëve.
Por vetëm pak kohë pas “Turit të Dëgjimit”, vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Njësoj po vepron edhe tani, ani pse ka vetëm pak muaj që Kosova zhvilloi zgjedhjet e parakohshme.
Kreu i PDK-së tash ka filluar me “Dekadën e Re”.
Partia Demokratike e Kosovës së shpejti do t’i mbajë zgjedhjet brenda partisë. Thonë se përmes këtyre zgjedhjeve, do të ketë reforma të mëdha në të mirë të Kosovës.