Telegrafi

Veseli e nënshkruan dhe procedon projektligjin për Trepçën

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas procedimit nga ana e qeverisë të projektligjit për “Trepçën”, ka nënshkruar sot shkresën dhe të njëjtën ua ka shpërndarë depuetëve të Kuvendit në mënyrë që të kenë informatat e duhura për seancën e të premtes ku pritet edhe votimi i këtij projektligji.

Sipas draftit që është proceduar sot, gjiganti metalurgjik “Trepça” do të mbetet pronë publike e Kosovës, ku institucionet e shtetit do të vendosin për zhvillimin e saj.

Projektligji për “Trepçën”, mësohet se është finalizuar nga Veseli një ditë para se ai ta vizitonte Trepçën dhe minatorët e saj, ku edhe ua kumtojë lajmin se Trepça do të shndërrohet nga ndërmarrje shoqërore në ndërmarrje publike.

Ligji për Trepçën pritet miratohet të premten, ndërkaq Qeveria e Kosovës sot ka miratuar draftin final dhe e ka proceduar për miratim në Kuvend./Telegrafi/