Site icon Telegrafi

Veseli e Mustafa takohen sot për riformatim të Qeverisë

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, dhe kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, njëherësh, të dy lider të partive të koalicionit, do të takohen sot për të diskutuar nëse do të ketë riformatim apo zëvendësim të ministrave.

Këtë e ka bërë të ditur Veseli sot gjatë një konference në partinë e tij.

“PDK do të kërkojë se bashku me partnerin në koalicion do të bisedojmë nëse do të kemi ndërrim të emrave dhe apo edhe riformatim të qeverisë. Nëse vlerësojmë se nuk do të ketë riformatim por vetëm zëvendësim të pozitave të lëna bosh ne jemi gati qe sot”, ka deklaruar Veseli, transmeton “Zëri”. “Sot do të kem një takim me kryeministrin dhe do të shohim se si do të veprojmë”, ka shtuar ai.

Exit mobile version