Site icon Telegrafi

Veseli e Kastrati, gëzojnë familjen Brahimi me banesë të re, për Fitër Bajram (Video)

Skamnorët dhe familjet nevojtare sa herë e takojnë atë, iu ngjallet shpresa se shumë shpejt mund të bëhen me strehë mbi kokë.

Halil Kastrati, Drejtor i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, tashmë është kthyer në dorën e ndihmës për qindra familje shqiptare.

Ai në vazhdimësi, ndihmon shumë familje kosovare, duke ju krijuar kushte për jetesë.

Për festën e Fitër-Bajramit, Hoxhë Halil Kastrati, së bashku më kryeparlamentarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ua kanë dorëzuar çelësat e banesës 120 metra katrorë, familjes Brahimi nga Mitrovica.

Duhet theksuar se deri më tani janë 100 familje që Shoqata, “Jetimat e Ballkanit”, kanë arritur t’ua sigurojnë kulmin mbi kokë, ndërkaq deri në fund të vitit ky numër pritet të arrijë deri në 200 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version