Sipas formularëve të rezultateve të preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit, del se nga koalicioni PAN Kadri Veseli ka dalë më i votuari në Prishtinë (9768 vota), ndërsa lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka marrë mbi 7510 vota.
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, në Prishtinë dhe fshatrat përreth ka marrë mbi 2050 vota. Limaj dikur ka qenë kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës.
Në publikimin e formularëve të KQZ-së nuk janë të numëruar votat me kusht, votat me postë dhe ato të personave me aftësi të kufizuara. /KP/